Futbolli i Kosovës po përcjellet edhe nga menaxherë të huaj.
Në fundjavën që shkoi si dhe në ndeshjet paraprake, tre futbollistë të Llapit janë përcjellur nga menaxherë nga Turqia.
Menaxherët nuk munguan as në ndeshjen derbi të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll, Llapi – Drita, sfidë e zhvilluar të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Valmir Veliu, Ilir Krasniqi dhe Adonis Aliu janë vëzhguar në këtë takim dhe në ndeshjen paraprake ndaj Feronikelit.
Lajmi konfirmohet nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
“Valmir Veliu, Ilir Krasniqi dhe Adonis Aliu janë përcjellë nga menaxherë të Turqisë ndeshjen ndaj Dritës dhe në ndeshjen paraprake ndaj Feronikelit. Ata do të vëzhgohen edhe në tri ndeshjet e radhës. Këta janë menaxherë që punojnë në klube të Superligës së Turqëisë|”, ka thënë “timonieri” i Llapit, Tahir Batatina për Zeri.info.
Veliu, Krasniqi dhe Aliu konsiderohen si futbollistë me potencial dhe të ardhme të ndritur.