×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi takon Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy: Mbretëria e Bashkuar, mbështetje e palëkundur për Kosovën

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

    Në një takim të rëndësishëm për raportet mes dy vendeve, Krasniqi theksoi rolin kyç të Britanisë së Madhe në mbështetjen e Kosovës, veçanërisht në momente historike si lufta për çlirim.

    “Mbretëria e Bashkuar ka luajtur gjithmonë një rol të drejtpërdrejtë në proceset kyçe për Kosovën dhe ne dëshirojmë ta shohim atë të vazhdojë këtë angazhim,” tha Krasniqi pas takimit.

    Gjatë bisedës, ai informoi Sekretarin Lammy për vizionin e PDK-së për të udhëhequr Qeverinë e re të Kosovës me Bedri Hamzën si Kryeministër, duke theksuar prioritetet kryesore: zhvillimin ekonomik, forcimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe avancimin e integrimit euroatlantik.

    Krasniqi gjithashtu mirëpriti emërimin e Ambasadores Karen Pierce si e Dërguar e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se përvoja e saj do të jetë një vlerë e shtuar për proceset e rëndësishme në rajon. “Roli i Britanisë dhe uniteti i QUINT-it janë vendimtarë për stabilitetin rajonal. Kosova ka në Mbretërinë e Bashkuar një mik të dëshmuar,” përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për rastin e kultivimit të drogës në Sferkë të Klinës. Shkelqim...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët s`po përballen vetëm me çmim të lartë të energjisë elektrike. Çmimet e produkteve thonë se janë bërë të papërballueshme, bazuar në...
    Lajme05 Prill 2025
    Një prishje e kabllit 20kV në Daljen Rezonanca të Prishtinës ka lënë pa energji elektrike një pjesë të konsumatorëve në kryeqytet gjatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka marrë masa dhe do të vazhdojë të veprojë kështu, duke thënë se do të mbrojë sovranitetin e vet, sigurinë dhe...
    Lajme05 Prill 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ahmeti ka njoftuar...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka uruar sot 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 5 prill të vitit...
    Lajme05 Prill 2025
    Çmimet e naftës ranë këto dit mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti i madh në Mianmar ka shkuar në mbi 3,300 teksa Kombet e Bashkuara bënë sërish thirrje...
    Lajme05 Prill 2025
    Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.