×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi takon emisarin Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë me qasje konstruktive dhe të përfundojë me njohje të ndërsjellë

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim Emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ku ka ritheksuar se ky proces duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

    Krasniqi është shprehur se ky proces duhet të rifillojë me energji të re, qasje konstruktive dhe fokus të qartë në rezultatet konkrete.

    “Gjatë takimit, riafirmova qëndrimin tonë të palëkundur se dialogu duhet të ketë për synim një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, e cila garanton njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet provizore që zvarrisin procesin dhe krijojnë pasiguri nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit afatgjatë”, ka njoftuar lideri i PDK-së në Facebook.

    Krasniqi në këtë takim ka ripërsëritur kërkesën e PDK-së që Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

    “Po ashtu, nënvizova pritshmërinë tonë që Bashkimi Evropian të ruajë një qasje të ekuilibruar, duke respektuar parimet e barazisë dhe reciprocitetit në të gjitha fazat e dialogut. Njëkohësisht, para Emisarit Sørensen ritheksova kërkesën tonë që BE-ja të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat po cenojnë padrejtësisht mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Gjatë këtij takimi, u...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar këtë pasdite me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen. Nëpërmjet një postimi në...
    Lajme17 Mars 2025
    Në orët e vona të së dieles, ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Për vdekjen e tij,...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Fenomeni i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta vazhdon të shfaqet në proceset zgjedhore në Republikën e Kosovës. Edhe në Zgjedhjet për...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati i ka shprehur ngushëllime Hashim Thaçit dhe familjes së tij, për vdekjen e Haxhi Thaçit,...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime në Burojë të Skenderajt, pas vdekjes së babait të ish-presidentit Hashim Thaçit, Haxhi...
    Lajme17 Mars 2025
    Milazim Thaçi, bashkëfshatari i të ndjerit,  Haxhi Thaçi, ka folur për media duke u shprehur tejet i mërzitur për vdekjen e tij....
    Lajme17 Mars 2025
    Është gjetur e djegur makina me të cilën dyshohet se grabitësit kanë kryer grabitjen sot në  afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik....
    Lajme17 Mars 2025
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është shprehur i kënaqur me kthimin e tij në Prishtinë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.