Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se me rastin e dyvjetorit të ndarjë nga jeta të profesorit Sabahajdin Cena, ka vizituar familjen e tij në Rahovec.
Krasniqi thotë se së bashku me disa kandidatë për deputet në zgjedhjet e shkurtit të 2025-tës, nderuan jetën dhe veprën e atdhetarit të shquar, Sabahajdin Cena.
“Sonte, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe profesorit të shquar, Sabahajdin Cena, bashkë me Idrizin, Albanën dhe Edonin vizituam familjen e tij në Rahovec për të nderuar jetën dhe veprën e një njeriu të jashtëzakonshëm”, ka thënë Krasniqi.
Tutje ai shprehet se profesori Cena ishte një intelektual dhe një luftëtar i UÇK-së, i cili i dha shumë Kosovës dhe PDK-së.
“Profesor Cena ishte një personalitet emblematik, një intelektual i spikatur dhe një luftëtar i UÇK-së, i cili i dha Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës gjithçka që kishte – dijen, përkushtimin dhe guximin e tij”, ka shkruar Krasniqi.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe profesorit të shquar, Sabahajdin Cena, i ka dorëzuar familjes së tij një mirënjohje Post Mortem për kontributin e tij të shquar patriotik e partiak.
“Në këtë ditë përkujtimi, i dorëzova familjes Cena një mirënjohje Post Mortem për kontributin e tij të shquar patriotik e partiak. Ky akt simbolik përfaqëson respektin dhe falënderimin tonë të përjetshëm për një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin tonë kombëtar dhe politik”, ka thënë Krasniqi.
Njoftimi i plotë:
Sonte, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe profesorit të shquar, Sabahajdin Cena, bashkë me Idrizin, Albanën dhe Edonin vizituam familjen e tij në Rahovec për të nderuar jetën dhe veprën e një njeriu të jashtëzakonshëm.
Profesor Cena ishte një personalitet emblematik, një intelektual i spikatur dhe një luftëtar i UÇK-së, i cili i dha Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës gjithçka që kishte – dijen, përkushtimin dhe guximin e tij.
Në këtë ditë përkujtimi, i dorëzova familjes Cena një mirënjohje Post Mortem për kontributin e tij të shquar patriotik e partiak. Ky akt simbolik përfaqëson respektin dhe falënderimin tonë të përjetshëm për një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin tonë kombëtar dhe politik!