×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi do të udhëheqë shtabin zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2024

    Prishtinë, 25 dhjetor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë personalisht fushatën e PDK-së si udhëheqës i shtabit qendror zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Lideri i opozitës, Memli Krasniqi pasi ka vendosur ta kandidoj Bedri Hamzën për kryeministër, është vendosur në krye të gjithë procesit zgjedhor për t’i dhënë drejtim organizimit e mobilizimit të partisë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtitm Ky vendim është marrë sot në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, me qëllim të koordinimit të plotë të aktiviteteve elektorale në të gjithë vendin nga kreu i partisë.

    Në pozitën e zëvendësshefes së shtabit u emërua sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku. Sipas njoftimit të PDK-së, diskutimet gjatë takimit të sotëm të Kryesisë u përqendruan në hartimin e planit të detajuar të aktiviteteve, përmes të cilave do të mobilizohen strukturat e partisë dhe do të dinamizohet angazhimi qytetar për zgjedhjet e ardhshme.

    Nën sloganin “Kosova mundet më mirë”, Partia Demokratike e Kosovës beson thellë se përmes vizionit tonë qeverisës dhe punës konkrete për realizimin e tij, vendi ynë mund të arrijë më shumë në çdo drejtim.

    Me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën, Partia Demokratike e Kosovës ofron një udhëheqës të dëshmuar, të përkushtuar dhe me program konkret për secilin qytetar.

    Hamza është një personalitet i respektuar që gëzon besimin e qytetarëve, si lider që do të sjellë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve. PDK u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen rreth këtij vizioni të përbashkët dhe të japin mbështetjen e tyre për një qeverisje që reflekton nevojat dhe ambiciet e të gjithëve, pa dallim.

    Në këto zgjedhje, PDK nuk është thjesht një alternativë, por një zgjidhje që ofron rezultate konkrete për një të ardhme më të mirë.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Situata me energjinë elektrike në vend ka shkaktuar shumë telashe, si për ekonomitë familjare, ashtu edhe për bizneset. Me një situatë të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale bore, shiu dhe shqote....
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.