×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Meloni mbron Ramën, thotë se projekti me Shqipërinë për refugjatët po ecën para

    FrontOnline
    27 Maj 2024

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zgjedhur ekranin e RAI 3 për ta mbrojtur homologun e saj shqiptar, Edi Ramë përballë sulmeve të së majtës dhe medias italiane që e përkrah atë për zbatimin e planit për qendrat e pritjes së refugjatëve.

    “Dua të falënderoj publikisht Edi Ramën sepse ai ka qenë objekt i çdo lloj sulmi, që kur vendosi që të nënshkruajë këtë protokoll me ne. Ajo që dëshiron të bëjë Edi Rama është që të ndihmojë Italinë. Fakti që e majta këtu kërkonte përjashtimin e tij nga Partia Socialiste Evropiane që e quan Shqipërinë narko shtet, fakti që atij i atribuojnë fjalë që nuk i ka thënë, është padrejtësi. Nuk e kuptoj pse e majta italiane nuk e falënderon Edi Ramën që po na jep një dorë për të përballuar fenomenin e emigracionit të paligjshëm. Besoj se ne duhet ta falënderojmë të gjithë Edi Ramën për këtë kontribut”, tha Meloni.

    Sipas Melonit projekti me Shqipërinë për ngritjen e qendrave të pritjes së refugjatëve po ecën përpara madje po shërben si model edhe për shtete të tjera.

    “Projekti me Shqipërinë po ecën përpara dhe do të jetë plotësisht funksional pas një kohe jo shumë të gjatë. Ky projekt dëshmon se ne po i bëjmë këto lëvizje për të mirën e vendit tonë. Mendoj se kemi të bëjmë me një projekt shumë strategjik”.

    “Të gjithë duhet të kuptojnë se nëse protokolli me Shqipërinë funksionon siç duhet, do të ndikonte pozitivisht në menaxhimin e duhur të refugjatëve të paligjshëm edhe në nivel evropian. Dikur na akuzonin për ndërtimin e Guantanamos në Shqipëri, tani po ankohen se po vonohet procesi për ngritjen e këtyre qendrave të pritjes, të ashtuquajturës Guantanamos. Duhej të paktën një minimum koherence, por të mos shqetësohen se ky projekt me Shqipërinë do të jetë i suksesshëm, duke shërbyer si model për të tjerët”, u shpreh Meloni.

    Projekti për ngritjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe në Shëngjin pritet të nisë nga funksionimi në muajt në vijim, duke pritur në të refugjatët e shpëtuar në det nga marina italiane.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    BE-ja duket se është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare me Donald Trump, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.