Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një takim zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Ajo ka thënë se gjatë takimi u diskutuan të gjitha aspektet e raporteve bilaterale, duke ngritur me prioritet çështjen e qasjes në vaksinën anti-COVID19, ku morëm mbështetjen për bashkëpunim të ngushtë në këtë drejtim.
Haradinaj-Stublla tutje ka thënë se e siguroi homologun e saj se një Kosovë e fortë brenda, e integruar në NATO dhe e njohur ndërkombëtarisht është garancë e fortë e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.
Postimi i plotë i saj:
https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/212513853828015