Një përplasje e ashpër ka ngjarë sot mes Vedatit e Melisës, derisa kjo e fundit ka reaguar pas “akuzave” të aktorit, se ka folur shumë pak mbi kauzën e saj, pas rrëfimit që ishte e ngacmuar seksualisht në moshën 5-vjeçe dhe një herë tjetër në adoleshencë.
E pasi Mbresa i ka kërkuar Vedatit të flasë në prezencë të Melisës se çfarë u kishte thënë të tjerëve mbi historinë e kësaj të fundit, ajo ka reaguar goxha ashpër.
“Të fus në listën e njerëzve më të pafytyrë”, i ka thënë Melisa pos tjerash Vedatit.