Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.
Kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.
Megjithatë, edhe pse e shohim në daljet e saj publike të kuruar në detaje, gjithmonë provokuese dhe energjike, reperja bukuroshe ka treguar se ka momentet e saj ku ndihet ‘e dobët’. Një nga këto raste është humbja e nënës së saj, për të cilën sa herë që flet drejtohet me fjalët më emocionuese. Siç ka bërë edhe së fundmi ku për ditëlindjen e saj, Melinda i ka dedikuar disa fjalë që na rrëqethën mishin.
“Gëzuar ditëlindjen Mamush! Pothuajse 2 vite pa ty, u prehsh në paqe… Dashuria ime për ty është e përjetshme”.