Humbja e një prindi është një nga fatkeqësitë më të mëdha e ngjarjet më të rënda që mund të të ndodhë në jetë. Jeta vazhdon, por asnjëherë njësoj pa ta.
Fatkeqësisht, këngëtarja Melinda Ademi ka humbur dy vite më parë nënën e saj, që u nda herët nga jeta. E pikëlluar nga kjo humbje, Melinda vendosi të qëndronte pak larg muzikës e publikut, për të mbledhur të gjitha forcat e saj e për t’u rikthyer më e fortë se kurrë.
Në ditë si këto, këngëtarja e kujton të ëmën me mall e me dhimbje, ndërsa fjalët e Melindës na i mbushën sytë me lot.
Krahas një fotoje të vjetër me të ëmën nga fëmijëria, Melinda shkruan:
“Gëzuar Ditëlindjen mami. Kanë kaluar pothuajse dy vite pa ty, u prefsh në paqe. Dashuria ime për ty është e pafundme”.