×
  • Lajme
  • Lajme

    Melihate Tërmkolli kujton 23 marsin e vitit 1989: Vendosëm për jetën, anipse vde*kja na rrinte mbi kokë

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Sot bëhen 36 vjet nga një prej ditëve më të rënda për Kosovën dhe popullin shqiptar.

    Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, u miratua ndryshimi i Kushtetutës së vitit 1974, duke suprimuar autonominë e Kosovës dhe duke e vendosur atë nën kontrollin e plotë të Serbisë.

    Në një sallë të rrethuar nga forcat ushtarake dhe tanket e ushtrisë jugosllave, 10 delegatë shqiptarë guxuan të ngrinin zërin kundër këtij vendimi historikisht të padrejtë.
    Ata ishin: Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Ukë Bytyqi, Mehdi Uka, Sadik Zuka, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Shkëlzen Gusia, Remzi Hasani dhe Agim Kastrati.

    Ish-deputetja Melihate Tërmkolli, njëra nga ata që kundërshtoi suprimimin e autonomisë, kujton këtë ditë të dhimbshme si një akt të madh guximi dhe përkushtimi ndaj Kosovës.

    “Në mbrojtje të Kosovës, të shqiptarëve, dolën 10 delegatë nga 190 sa kishte Kuvendi. Ukë Bytyqi, Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Mehdi Uka, Sadik Zuka, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Shkëlzen Gusia, Remzi Hasani, Agim Kastrati”.

    “Ishte vendim i popullit, i shqiptarëve. Vendimin e popullit e çuam në vend, në Kuvend, të rrethuar me tanket e ushtrisë serbe-jugosllave”, ka shkruar ajo në një dedikim për këtë ditë historike.

    “Vendosëm për jetën, anipse vdekja na rrinte mbi kokë. Ishte vendim i popullit, i shqiptarëve. Vendimin e popullit e çuam në vend, në Kuvend, të rrethuar me tanket e ushtrisë serbe- jugosllave. Për të mos harruar!”, ka shkruar tutje Tërmkolli.

    Vendimi i 23 marsit 1989 shënoi fillimin e një periudhe të errët për shqiptarët në Kosovë, të cilët më pas do të përballeshin me shtypje sistematike dhe shkelje të të drejtave të tyre deri në luftën çlirimtare të viteve 1998-1999.

    Sot, 36 vjet më vonë, kjo ditë kujtohet si një simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë dhe të drejtat e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2025
    I ftuari i radhës në podcastin “Përballje me Gazin” ishte kryetari i Organizatës së Vetëranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Kryetari...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka shtruar iftar për Myftiun e Kosovës,...
    Lajme29 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë  ndaj ish kryetari të Gjykatës së Apelit, Hasan Shalës, për shkak të dyshimit për veprën...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar sot një shofer, B. S., 41 vjeç, i cili në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj,...
    Lajme29 Mars 2025
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Avio Orav në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, foli për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Ai thotë...
    Lajme29 Mars 2025
    Një bombolë gazi, sot ka shpërthyer në rrugën 'Fehmi Agani' në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur për Front Online,  zëdhënësja e...
    Lajme29 Mars 2025
    Një incident ka ndodhur para pak minutash te ‘Qafa’ në Prishtinë, ku te ‘kafet e vogla’ dyshohet se ka shpërthyer një bombolë...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Një 21-vjeçar shqiptar, ka plagosur me thikë bashkatdhetarin e tij, një 17-vjeçar. Sipas patrisneës.com, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën e Vardas...
    Vip29 Mars 2025
    Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Driloni, janë përfshirë në një përplasje të ashpër pas publikimit të bisedave të tyre...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.