Edhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Melania Trump ka marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Amerikës.
Melania Trump ka shkuar në një qendër rekreative në Palm Beach për të votuar. Në atë qendër, ajo ishte personi i vetëm që nuk mbante maskë raporton WSJ.
Teksa kaloi përreth fotoreporterëve, Melania bëri me dorë dhe u buzëqeshi gazetarëve.
Ajo tha se po ndihej “shkëlqyeshëm”.
E pyetur pse nuk votoi me burrin e saj javën e kaluar, ajo tha: “Është Dita e Zgjedhjeve, kështu që unë doja të vija këtu për të votuar”.