×
  • Lajme
  • Lajme

    Meka hapet për pelegrinazhin e umres, ishte e mbyllur për shtatë muaj

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Meka e Arabisë Saudite të dielën doli ngadalë prej një izolimi shtatëmujor pasi pelegrinët filluan ta vizitojnë qytetin e shenjtë të myslimanëve, tani që autoritetet e larguan pjesërisht ndalimin e pelegrinazhit të umres.Miliona myslimanë nga mbarë bota zakonisht e vizitojnë Arabinë Saudite çdo vit për t’i kryer pelegrinazhet e haxhillëkut dhe umres.

    Haxhillëku bëhet në kohë të caktuar të vitit, ndërsa umreja mund të bëhet në çfarëdo kohe.Arabia Saudite, e cila ia lejoi haxhillëkun një numri të vogël të njerëzve më herët gjatë këtij viti, mori vendim që nga e diela të lejohet kryerja e umres me 30 për qind kapacitet ose nga gjashtë mijë pelegrinë në ditë.

    Për myslimanët që jetojnë jashtë këtij shteti, umreja do të lejohet nga 1 nëntori, shkruan Reuters.Vetëm gjatë vitit të kaluar, pelegrinazhin e umres në Arabinë Saudite e kryen 19 milionë vizitorë.Në mesnatë, dhjetëra pelegrinë, të cilët mbanin maska në fytyrë, u përgatitën për të hyrë në Xhaminë e Madhe në grupe të vogla. Përderisa pelegrinët silleshin rreth Qabes, zyrtarët siguroheshin që besimtarët ta mbajnë distancën mes vete.

    Sipas të dhënave zyrtare, nga ky pelegrinazh Arabia Saudite në kohë normale siguron të hyra prej 12 miliardë dollarësh.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si AAK, nuk i kanë kundërshtuar...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Të tjera
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Në fjalimin e saj në Postdam të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për protestën e radhës që do të organizohet kundër diskriminimit dhe shkeljeve...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska. Lajmin për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Gjermaninë dhe shtetet e tejra të NATO-s për ndërhyrjen e tyre në Kosovë, në vitin 1999. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentes Vjosa Osmani i është ndarë çmimi i forumit “M100” në Postdam, shkruan Reporteri.net. Osmanit iu nda çmimi nga ish-ministri gjerman, Rudolf...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.