Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nga veriu i vendit se është vendosur gurthemeli i një nënstacioni policor të ri në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Ish-hetuesi policor në veri, Murat Mehmeti për vendosjen e gurthemelit të një nënstacionit policor në Izvor të Zveçanit, deklaroi se është “vendim i qëlluar” nga Qeveria e Kosovës. Ai shtoi se ky veprim nga ana e shtetit të Kosovës iu dërgon “mesazh” edhe për qytetarët, grupeve ekstreme por edhe vet shtetit serb se Prishtina zyrtare është këmbëngulëse në kontrollin e territorit të vet sipas kufijve administrative.
“ Shumë vendim i qëlluar nga Qeveria e Kosovës. Mesazhet që Prishtina ua dërgon qytetarëve por edhe grupeve ekstreme është shumë dimensional. Së pari, ndërtimi I nënstacionit policor do të thotë ofrimi I sigurisë për jetën, punën dhe lëvizjen e lire të qytetarëve. Ky nënstacion nënkupton mesazh ndaj grupeve ekstreme dhe tek grupet që janë merr që 23 vite me kontrabandë, por mesazh edhe tek shteti I Serbisë në preambulën e vet që nga 2006 e ka vendos Kosovën si territory I saj . Por d.m.th Prishtina është këmbëngulëse në kontrollin e territorit të vet sipas kufijve administrative”, deklaroi ish-hetuesi i PK-së Mehmeti.
Mehmeti në “Five” të Dukagjinit se nënstacion i vendosur në Izvor të Zveçanit do të shërbejë për rritjen e sigurisë, qytetarëve dhe vet shtetit.
“Kanali I Izvorit ka shërbyer për kontrabandë dhe grupet kriminale, që më 24 shtator të 2023, e kanë shfrytëzuar rrugën për hyrje në Kosovë. Ky nënstacion do të shërbejë rritjes së sigurisë, vet qytetarëve dhe vet shtetit në tërësi. gjithsesi, edhe më herët kemi pasur ndryshime radikale nga Qeveria e Kosovës karshi veriut, Dhe gjithnjë barten mesazhe se Prishtina është këmbëngulëse në kontrollin e territorin e vet. Edhe pse vonë, është arritur gjëra të mira në veri, të përkrahur nga banorët shqiptar dhe serb. Qeveria e Prishtinës iu ofron siguri, kanë jetë më të qetë dhe më të sigurt për pron%n e tyre, lëvizjen e lire dhe për familjet e tyre”, vijoi Mehmeti.