Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot me anë të një postimi ditëlindjen e Shën Nënës Terezë
Në këtë urim, që është shkruar nga Dr. Sc Fehmi Mehmet – guvernator i BQK-së, shkruhet për vlerat e mëdha që ka pas shën Tereza.
“Shën Tereza, nënë me zemër të madhe nga një vend i vogël! Një ditëlindje e madhe për njerëzimin dhe kombin, ditëlindja e Shën Terezës.”, thuhet ndër të tjera në këtë urim.
BQK po ashtu kujton veprën e madhe dhe shembullin e Nënës Terezë që ajo dha për botën si një humaniste e pashembullt në botë.
“Ta kujtojmë veprën e saj madhore dhe shembullin e saj! Ajo mbolli vetëm dashuri në gjithë botën”.
Krejt në fund Mehmeti ka shkruar edhe një thënie të Shën Terezës.
”Dashuria do ta shpëtoj botën”, citon ai nëna Terezën në fund të shkrimit të tij.