Aktori turk, Kenan Imirzalıoglu, do të bëhet baba për herë të dytë.
Aktori, i njohur për shqiptarët me rolin e famshëm të Mehmet Kosovës dhe Ezelit dhe partnerja e tij, Sinem Kobal janë në pritje të një tjetër fëmije, raportojnë mediat turke.
Në media bëhet me dije se Sinem është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se do të bëhen me një djalë, transmeton tvklan.
Megjithëse, ata nuk e kanë konfirmuar ende lajmin publikisht, mediat raportojnë se aktorja do të kalojë një pjesë të shtatzënisë në Selimiye për shkak të pandemisë.
Pak ditë më parë, Kenan dhe bashkëshortja e tij u fotografuan ndërsa ishin duke shëtitur në Ortakoy me vajzën e tyre të vogël, Lalin. I pyetur nga gazetarët se kujt i ngjan më shumë vajza, aktori tha: “Tiparet i ka si Sinem, por vështrimi i saj është imi”.