×
  • Sport
  • Sport

    Mehmet Bogujevci refuzon ftesën nga Serbia, solidarizohet me ekipin e Kosovës në boks

    FrontOnline
    26 Tetor 2021

    Derisa Serbia ia ndaloi ekipit të Kosovës pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Beograd, për shkaqe politike, nga Federata serbe ftesë si mysafir nderi ka marrë legjenda e boksit kosovar, Mehmet Bogujevci, ish-nënkampion botëror me reprezentacionin e ish-Jugosllavisë në Botërorin e Beogradit në vitin 1978. Pesë herë kampioni i ish-Jugosllavisë me klubin e Prishtinës.

    Beogradi për herë të dytë është bërë nikoqir i Kampionatit Botëror të Boksit. Kryeqyteti serb ishte nikoqir i Botërorit edhe para 43 vjetësh, kur ish-Jugosllavia kishte regjistruar sukses të madh, edhe mbi kurrizin e një boksieri shqiptar nga Kosova. Bëhet fjalë për Mehmet Bogujevcin, legjendën e boksit kosovar, i cili në vitin 1973 e kishte fituar medaljen e argjendtë si përfaqësues i Jugosllavisë në Botërorin e atij viti të mbajtur po në Beograd.

    Ky sukses i Bogujevcit as sot e asaj dite nuk është harruar në Serbi, e cila pavarësisht problemeve politike me Kosovën, vazhdon me nostalgji ta kujtojë pesë herë kampionin e Jugosllavisë me klubin e boksit Prishtina.

    Derisa në fundjavë Serbia i ndaloi në pikën kufitare përfaqësuesit kosovarë që ishin nisur drejt Beogradit për të marrë pjesë në Botëror, duke i kthyer prapa dhe duke ua humbur Botërorin kryekëput për shkaqe politike, nga Beogradi ftesë ka marrë legjenda e boksit kosovar, Mehmet Bogujevci.

    Por, 70-vjeçari ka vendosur ta refuzojë ftesën shkaku i situatës së krijuar me ekipin kosovar të boksit, i cili u bë “viktimë” e politikës serbe në raport me shtetin e Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar vetë Bogujevci.

    “Po, është e vërtetë që Federata e Boksit e Serbisë më ka ftuar si mysafir në Kampionatin Botëror që po mbahet në Beograd. Ftesën e kam marrë përmes telefonit nga zyrtari i federatës serbe, Aleksandar Risimic. Në fakt, jemi ftuar të gjithë fituesit e medaljeve me Ish-Jugosllavinë në Botërorin e vitit 1978, unë kam qenë i vetmi nga Kosova që u pata shpall nënkampion botëror. Tash kur Botërori po mbahet për herë të dytë në Beograd pas 43 vjetësh jam ftuar për të shkuar nga 23 tetori deri në fund të Botërorit me të gjitha shpenzimet e kryera”, deklaroi për Gazeta Express Bogujevci.

    Por, ai thotë se përfundimisht ka vendosur të mos shkojë në Beograd dhe të solidarizohet me ekipin e boksit kosovar në Prishtinë, ku Bogujevcin deri në pensionim ishte sekretar gjeneral i Federatës së Boksit të Kosovës.

    “Fillimisht planifikoja të shkojë, dëshiroja ta shihja ekipin e Kosovës në Botëror dhe dëshiroja t’i shihja ato gjysmëfinalet e finalet. Por, tani kur u bë puna kështu, kur ekipi i Kosovës nuk u lejua të marrë pjesë, kam vendosur të mos shkojë”, tha Bogujevci.

    Ai kujtoi se nga Beogradi zyrtar në këtë Botëror janë ftuar ish boksierë të famshëm të ish-Jugosllavisë por edhe nga mbarë bota.

    BogujevciVuçiqi është kryetar i Këshillit Organizativ  Botërorit  Beograd

    Duke folur për ndalimin e pjesëmarrjes së Kosovës në Botërorin e boksit në Beograd, legjenda Mehmet Bogujevci tha se kjo nuk është për t’u befasuar pasi kryetar i Këshillit Organizativ të Botërorit është vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Eshtë për të ardhur keq. Boksierët janë sportistë dhe nuk duhet të politizohen. Ata shkojnë në Botëror për ta përfaqësuar vendin dhe flamurin e tyre”, thotë Bogujevci për Express. “Por kjo që ndodhi nuk është për t’u befasuar sepse kryetari i Federatës së Boksit të Serbisë është një nacionalist, është i përfshirë thellë në politikë. Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vucic është kryetar i Këshillit Organizativ të Botërorit sepse gjithmonë presidentët e shteteve nikoqire emërohen kryetar të Këshillit Organizativ”, shtoi ai.

    Siç dihet Bogujevci ishte njëri prej boksierëve me të cilët Kosova krenohej për sukseset e boksierëve të saj në ish-Jugosllavi.

    Mehmet Bogujevci është kampion i shumëfishtë i ish federatës jugosllave në boks, ish reprezentues i Jugosllavisë, kampion i shumëfishtë ballkanik, kampion i Lojërave mesdhetare në Split, fitues i shumë turneve me renome ndërkombëtare, pjesëmarrës në kampionatet evropiane, botërore si dhe i Lojërave Olimpike.

    Suksesi i tij më i madh në planin individual pa dyshim është fitimi i medaljes së argjendtë pra titulli i nënkampionit Botëror në Kampionatin Botëror të boksit amator të mbajtur në Beograd më 1978. Ndër sukseset e tij në planin ekipor sigurisht të paharruar mbeten 5 titujt e fituar Kampion të Jugosllavisë nga KB Prishtina kapiten i të cilit ishte pikërisht Mehmet Bogujevci i cili mbetet një nga sportistët më të mëdhenj shqiptar të të gjitha kohërave.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Sport12 Maj 2024
    Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nukdo të zhvillojë ndeshjen mbrëmjen e sotme, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra...
    Kronika12 Maj 2024
    Atalanta ka triumfuar 2-1 përballë Romës në kuadër të javës së 36-të në Serie A. Pas 18 minutash lojë, vendasit shënuan golin...
    Sport12 Maj 2024
    Real Madridi thuhet se ka një plan afatgjatë në mendje për të nënshkruar me Florian Wirtz të Bayer Leverkusenit. Wirtzi ka pasur...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova,...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi nga tre...
    Lajme12 Maj 2024
    Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë mbetet një vend sa afër aq edhe më lirë...
    Lajme12 Maj 2024
    Ditët e fundit problemet e shërbimit telefonik të operatorit “Vala” kanë acaruar shumë qytetarët e Kosovës. Në këtë kontekst, anëtarii Lidhjes Demokratike...
    Lajme12 Maj 2024
    Kriza diplomatike mes Athinës dhe Shkupit nuk vonoi aspak. Në fillim ka qenë ambasadorja e Greqisë në kryeqytetin e fqinjit verior që...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës, me takimin madhështor që pati sot në Stadiumin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.