×
  • Kronika
  • Kronika

    Megjithatë institucionet e Kosovës lejuan vrasjen edhe të një gruaje

    Fatlum Berisha
    01 Dhjetor 2022

    Kryeministri Albin Kurti tha se nuk do të lejojnë vrasje të tilla si ajo kur një grua, me profesion mësuese, dyshohet se u mbyt me sëpatë nga burri i saj në Prishtinë.

    “Nuk do të lejojmë asnjë edhe viktimë me shumë, sidomos dhunë ndaj grave, ndaj gjinisë femërore”, tha Kurti në ngjarjen ku po diskutohej për viktimat e dhunës në familje, raporton “Front Online”.

    Ai e bëri këtë deklaratë më 29 nëntor. Por tek një ditë më pas, më 30 nëntor, një vrasje tjetër e rëndë ndodhi në kryeqytet.

    Një 35 vjeçare, shtatzënë, dyshohet se u vra nga burri i saj para Klinikës së Gjinekologjisë. Kjo ani se tashmë e ndjera kishte pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

    Foto nga vrasja makabre para Gjinekologjisë në Prishtinë

    I dyshuari nuk është arrestuar akoma nga Policia e Kosovës.

    Kurti në eventin ku po diskutohej për dhunën në familje madje kishte thënë se të gjithë kanë përgjegjësi për dhunën ndaj grave.

    “Përmes aktivizmit shoqëror e kemi obligim ta parandalojmë dhunën në familje. Në qoftë se nuk e kuptojmë obligimin për mbrojtjen e grave, atëherë nuk kemi çka të befasohemi me rastet që na ndodhin, të gjithë kemi përgjegjësi për dhunën e tillë pa marrë parasysh punën që bëjmë”, pati deklaruar Kurti.

    Fjalë në vend të dorëheqjes e përgjegjësisë

    Deri tash askush nga ekzekutivi nuk ka dhënë dorëheqje e as nuk ka marrë përgjegjësi lidhur me rastin e vrasjes së 35 vjeçares.

    Nga pushteti janë mjaftuar vetëm me deklarata në rrjetin social, Facebook.

    Vetë kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo ngjarje është e patolerueshme. Vrasjen e gruas shtatzënë e ka lidhur me gëzimin e armiqve.

    Reagimi i tij është kritikuar ashpër nga shoqëria civile.

    Analisti, Petrit Zogaj, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka hedh faj mbi pushtetin, që sipas tij e la të lirë një monstrum dhe nuk mbrojti një grua.

    Sipas tij, pushteti i Kurtit është përgjakur.

    Fjalët që përdori në statusin e tij kryeministri, sipas aktivistes Zana Avdiu janë ato që shkaktojnë një mendësi të tillë vrasëse.

    Kritikat në adresë të shefit qeveritar nuk i kurseu as politologu Agon Maliqi.

    Minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar disa orë pas vrasjes së gruas në oborrin e repartit të Gjinekologjisë në në QKUK.

    Ajo ka thënë se sot mblidhet grupi ndërministror për veprime institucionale.

    Asnjë reagim nuk e ka bërë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Përkundër faktit se ndaj viktimës kishte pasur urdhër mbrojtjeje dhe përgjegjësia morale bie mbi të.

    Sveçla pati dhënë dorëheqje kur dy fëmijë kishin vdekur në një gropë në Kolovicë.

    Atë kohë ai mbante pozitën e Drejtorit të Drejtoratit të Inspekcionit në Komunën e Prishtinës.

    Kush do të duhej të dorëhiqej?

    Xhelal Sveçla, Hekuran Murati, Dafina Gexha ose vetë Kurti dhe Albulena Haxhiu.

    Këta janë katër ministrat që kanë dështuar me rastin e vrasjes së gruas shtatzënë.

    Kështu vlerëson eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

    “Ministria e MPB – Dorëhqje e Ministrit aktor i filmave Hollyëood – Xhelal Sveçla. Ministria e Drejtësisë – Dorëhqje e Ministres e cila është “Narcissistic” Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve ( ish Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ) ketu skem çka ti shtojmë as më shum e as më pak se ky “kontabilisti” të shkojë në shtepi . Ministria e Shëndetësisë – U.D i kësaj Ministria në shtepi apo Kryeministri të vetë shkarkohet me që është në poziten e “Udhëheqit” të kesaj ministrie”, ka shkruar ai në Facebook duke thënë se sistemi në Kosovë është në kollaps.

    Nga Rubrika
    Kronika05 Nëntor 2024
    Policia në Mitrovicë, kanë realizuar kontrolle në katër shkolla të mesme. Qëllimi i këtij aksioni ka qenë parandalimi i bartjes dhe posedimit...
    Kronika05 Nëntor 2024
    38-vjeçar me inicialet K.K, u arrestua në Prizren nga policia. Ai akuzohet për vepren “Vrasje e rëndë në tentativë”. Personi në fjalë...
    Kronika05 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për “Ngacmim”, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij,...
    Të tjera
    Lajme06 Nëntor 2024
    Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka thënë se qasja amerikane në raport me Ballkanin Perëndimor do të mbetet e...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, ka shprehur besimin e tij se Kamala Harris, kandidate për presidente nga Partia Demokratike, do...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Rreth 46 për qind e votuesve kanë një mendim pozitiv për zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, sipas rezultateve të para të anketës kombëtare...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Në orët e pasdites së djeshme, në Dortmund ka ndodhur një rast tragjik. Policia ka konfirmuar se një grua është therur për...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për siç thotë ai humbjen e një mundësie të artë...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Gati tre të katërtat e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së martës thonë se demokracia amerikane është nën kërcënim, sipas anketimeve paraprake...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.