Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi përfliten se janë bashkë prej disa muajsh edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar asgjë publikisht.
Spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre nisën pasi publikuan disa foto nga një restorant, ku vihej re se ambienti dhe tavolina ishin identike.
Mirëpo, ndërsa ata preferojnë të heshtin, ata janë tradhtuar nga një tjetër detaj që duket se u ka kaluar pa u vënë re. Megi ka publikuar një fotografi ku pozon para pasqyrës së një ashensori. Gjithashtu dhe vetë Endri ka publikuar në Instagramin e tij një foto po në të njëjtin ashensor.