Don Xhoni është padyshim reperi që ka prekur të gjitha sukseset e mundshme.
Së fundi ai ka paralajmëruar projektin e ri i cili po pritet me padurim nga të gjithë fansat e tij.
Reperi ka zbuluar se tashmë pritjes i vjen fundi këtë të enjte (7 korrik).
Kënga titullohet “Katile”, dhe ky projekt ka një befasi.
Vajza që do të jetë në krahët e reperit si protagoniste në klip është aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Megi Pojani.
Kjo është bërë e ditur përmes imazheve që ka publikuar dyshja.