Dukesha e Sussex bëri një rrëfim të rrallë për lindjen e vajzës së saj, Lilybet, në podcast-in e saj të fundit Archetypes me titull “Gruaja e mirë/Gruaja e keqe, mamaja e mirë/mama e keqe”.
Në bisedën që ka zhvilluar me zonjën e parë të Kanadasë, Sophie Trudeau dhe aktoren amerikane Pamela Aldon, ajo iu referua se çfarë do të thotë të jesh një grua e mirë dhe një nënë e mirë.
Meghan, 41 vjeçe, zbuloi sesi ndryshoi botëkuptimi i saj kur lindi Lilybet në qershor 2021.
“Së pari kisha vetëm Archie. Tani jam edhe nënë e një vajze dhe pavarësisht nëse mendoja se do të ndodhte apo jo, unë e shoh botën ndryshe për sa i përket mënyrës se si ajo do ta shohë botën dhe se si do t’i shohë disa gra si modele”, ka thënë Meghan Markle.
Meghan Markle më pas përshkroi rutinën e saj të mëngjesit me Princin Harry dhe se si ata i përgatisin fëmijët e tyre Archie dhe Lilybet për ditën e tyre.
“Nxitimi i mëngjesit jam e sigurt se do të bëhet më kaotik ndërsa fëmijët rriten. Unë jam me dy monitorët për të dëgjuar fëmijët. Gjithmonë ngrihem me Lily duke zbritur shkallët e para. Gjysmë ore më vonë Archie ngrihet.”
Ajo shtoi: “Më pas filloj të paketoj kutinë e drekës së Archie-t. Unë bëj mëngjes për të tre. Është shumë e rëndësishme për mua dhe më pëlqen shumë ta bëj. Mendoj se më bën të ndihem mirë se si e nis ditën time.