Reperi Kelly dhe aktorja Megan Fox inatosën katolikët me kostumet e Halloween. Çifti postoi foto të veshjeve të tyre në rrjetet sociale, në të cilat ata ishin veshur me një kostum prifti katolik, ndërsa Megan kishte veshur të brendshme të zeza seksi, një gjerdan dhe një zinxhir qeni dhe ishte në gjunjë duke marrë kungimin nga partneri i saj.
“Të dielave ne marrim kungim”, ka shkruar ajo në Instagram dhe ka shtuar dy emoji, një palë duar të lidhura në lutje dhe një rruzare.
Shumë katolikë i kanë sulmuar në komentet poshtë fotos. “Pendohuni. Jezu Krishti vdiq për atë që po bëni tani. Ju keni fëmijë. Ku është shembulli? Respekti? Krishterimi nuk është kostum. Nuk është fe. Është një marrëdhënie me Zotin”, shkruan një komentues.
“Pse është e gabuar të vishesh si një amerikan vendas, por në rregull të tallesh besimin katolik? Është absolutisht e neveritshme dhe fyese dhe më ka mërzitur standardet e dyfishta!”, shkroi një tjetër.
Vetëm një ditë më parë, Kelly dhe Megan u sulmuan gjithashtu për kostumet e para të Halloween që shfaqën. Gjegjësisht, ata u veshin si Pamela Anderson dhe Tommy Lee, dhe përdoruesit e internetit i akuzuan se po glorifikonin dhe romantizonin një “marrëdhënie toksike”./FrontOnline/