Mediumi turk “Sabah” ka raportuar të hënën se Vedat Muriqi mund t’i bashkohet sërish Fenerbahces.
Sipas këtyre raportimeve, Muriqi e ka telefonuar drejtorin sportiv të Fenerbahces, Emre Belozoglun për t’i kërkuar atij të rikthehet në Stamboll.
“Unë nuk mund të gjeja ambientin që doja. Nuk ka kuptim të këmbëngulësh më shumë. Nëse dëshiron të më shohësh përsëri, unë jam gati”, raportohet t’i ketë thënë Muriqi drejtorit sportiv Belozoglu”, thuhet se Muriqi i ka thënë Belozoglut.
Muriqi u transferua te Lazio nga Fenerbahce verën e vitit 2020 mirëpo assesi nuk po mund të gjejë një vend në formacionin bazë të trajnerit, Inzaghi.
Ndryshe, Muriqi në të shumtën e rasteve është inkuadruar në pjesën e dytë gjatë ndeshjeve të Lazios.