×
  • Vip
  • Vip

    Mediumi serb shkruan për këngën “Komandant” të Leonora Jakupit

    FrontOnline
    14 Shkurt 2022

    Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

    Kënga titullohet “Komandant” dhe është përcjellë me një videoklip, në të cilin shihet këngëtarja me një kapuç me emblemën e UÇK-së.

    Mediumi në gjuhën serbe, KoSSev i citon këto vargje të këngëtares Leonora Jakupi, nga kënga e fundit të cilën e publikoi mbrëmë, duke njoftuar për projektin e ri të saj.

    “Ne askujt s’i kemi hak, e kemi mbrojtë çdo pëllëmbë me gjak, jemi betuar për atdhe, bashkë me ju jemi ne. Komandant, këtu na ke, ju që dhatë gjithçka për atdhe”.

    Ky medium e ka bërë lajm këngën e re të Leonora Jakupit kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

    Duke i cituar disa nga mediat kosovare, “KoSSev” shkruan se pak pas publikimit në YouTube, kënga ka marrë afër 5500 pëlqime.

    Në fund, ky medium tregon se në Hagë po zhvillohet një proces gjyqër kundër disa prej njerëzve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe e sjell të plotë në gjuhën serbe, tekstin e këngës së re të këngëtares 42-vjeçare.

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i këtij qyteti, Ferit Idrizi....
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia Demokratike e Kosovës në Gjakovë ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Kësaj liste i prin kandidati për kryetar në...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Gazetarja e RTK-së, Fitore Rexhepi ka reaguar për situatën e rëndë financiare në televizionin publik, kur po hyjmë në ditën e 15-të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj kufizimeve dhe procedurave që po ndiqen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke i krahasuar ato me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Redaktori i RTK-së, Alban Selimi, ka reaguar ashpër për vonesat në pagat e punonjësve të RTK-së, duke e quajtur situatën “të turpshme”....
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt...
    Sport14 Gusht 2025
    Humbja 3-1 ndaj FCSB në ndeshjen e kthimit i mbyll dyert e kualifikimit në Ligën e Evropës, por Drita do të kenë...
    Lajme14 Gusht 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë 12 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 61 vatra zjarri. Nëntë prej tyre...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.