Pas tri ndeshjeve me Përfaqësuesen e Kosovës, Milot Rashica është rikthyer te klubi i tij, Werder Bremen.
Futbollisti vushtrrias u paraqit titullar në tri ndeshjet e muajit mars me “Dardanët”, raporton FrontOnline.
Ai startoi në fitoren 4:0 ndaj Lituanisë dhe në dy humbjet nga Suedia (0:3) dhe Spanja (3:1), derisa nuk arriti të bënte asgjë përpos një asistimi.
Për paraqitjet e dobëta me Kosovën, Rashica është kritikuar edhe nga mediumi lokal në Bremen, “DeichStube”.
Mes të tjerash ky medium shkruan se Rashica nuk pati sukses derisa udhëtoi rreth gjashtë mijë kilometra.
“Nga Bremeni në Prishtinë, nga Prishtina në Sevillë, nga Sevilla përsëri në Bremen. Rashica udhëtoi rreth gjashtë mijë kilometra nëpër Evropë, por nuk bëri asgjë përpos një asistimi”, shkruan mes të tjerash ky medium./FrontOnline/