×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mediet serbe propaganduan idenë se Trump dhe Putin do zgjidhnin konfliktin Kosovë-Serbi në të mirën e tyre

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Një projekt i titulluar “Zbulimi i rrjeteve dezinformuese ruse dhe masave aktive që nxisin secesionizmin dhe revizionizmin kufitar në Evropën Qëndrore dhe Lindore” ka arritur të nxjerrë narrativat dominuese nëpër mediumet serbe, të cilat kryesisht e portretizojnë Rusinë si aleatin e tyre kryesor.

    Projekti, i realizuar nga Nikola Burazer, studiues serb në politikat bashkëkohore në Ballkanin Perëndimor, tregojnë sen arrativa më dominuese në lidhje me Rusinë në kontekstin e çështjes së Kosovës pohon se Rusia dhe Putini janë mbrojtës të interesave serbe, ata mbrojnë Serbinë nga fuqitë perëndimore. Përveç mbështetjes për Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’së, e cila garanton sovranitetin serb mbi atë kosovar, Rusia paraqitet si një forcë dashamirëse dhe Putini si një “figurë babai” e cila sjell lajme të mira dhe mbështetje morale dhe materiale, raporton mediumi ukrainas ‘112’, transmeton Gazeta Express.

    Një ndër narrativat kryesore përfshin edhe aleancën historike dhe lidhjet historike të rrënjosura thellë midis Serbisë dhe Rusisë, pretendimet se presidenti Putin dhe presidenti i SHBA’së, Donald Trump, do të zgjidhin së bashku çështjen e Kosovës dhe se çështja e Kosovës është pjesë e agresionit më të madh perëndimor kundër Rusisë. Putini dhe Rusia paraqiten gjithashtu si mbrojtës të serbëve në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, të tilla si Mali i Zi ose entiteti i Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Studimi një-vjeçar konkludon se një rrëfim tjetër më pak dominant, i drejtuar kryesisht nga deklarata dhe intervista të zyrtarëve rusë, janë paralelet midis Kosovës dhe Krimesë. Sipas këtij narracioni, Kosova është serbe ashtu sikurse Krimea është ruse, dhe ashtu si Krimea që iu kthye Rusisë, Kosova do të kthehet në Serbi.

    Hulumtimi vazhdon se, dihet mirë se, disa prej këtyre gazetave tabloide madje e vendosin Presidentin Putin në qindra faqe të para në vitet e fundit, me tituj që nënkuptojnë mbrojtjen e Putinit nga serbët dhe vendosmërinë e tij për të mbrojtur sovranitetin serb mbi Kosovën.

    Ndërkaq, duke iu referuar të njëjtit studim, tabloidët qeveritarë dhe pro-qeveritarë kanë interes të portretizojnë qeverinë serbe si një shtet që ka partneritet dhe marrëdhënie të mira me Moskën. Portretizimet shkojnë më tutje, duke thënë se politikanët e krahut të djathtë të qeverisë duhet të fitojnë duke treguar se si qeveria në fakt nuk është pro-ruse dhe se rusët janë kundër përpjekjeve të qeverive serbe për të gjetur një kompromis mbi Kosovën.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim specifik mbi raportimet se është e përfshirë ne skandalet financiare si...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim, raporton Gazeta Blic. Këtë e ka bërë përmes një postimi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.