×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediet e Vuçiqit i referohen me term fyes shqiptarëve në Festivalin“Mirëdita-Dobar Dan”

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Tabloidi serb “Informer”, e afërt më partinë e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, vazhdon të përdorë term fyes ndaj shqiptarëve, ndonëse ky shtet ka përparuar dukshëm ndaj vendeve të rajonit në proceset integruese drejt BE-së.

    Ky medium raporton se si politikanët serb nga radhët e opozitës: Borko Stefanoviq dhe Branko Miljush po marrin pjesë në këtë festival, raporton portali “Front Online”.

    Termi “Shiptari” përdoret në Serbi – më së shpeshti në fushatat shpifëse në tabloide.

    Përndryshe, forca të shtuara të Policisë janë duke e ruajtur objektin në Beograd, ku ka filluar festivali “Mirëdita, dobar dan!”, i cili publikut ia prezanton skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës.

    Festivali mbahet që nga viti 2014 dhe atë e organizon Iniciativa e të rinjve për të drejta të njeriut. Festivali do të zgjasë deri më 24 tetor.

    Kundër mbajtjes së këtij festivali janë duke protestuar organizatat djathtiste. Disa qindra njerëz, të udhëhequr nga kryetarja e partisë së djathtë serbe “Zavetnici”, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, janë mbledhur rreth orës 18:00, kur qe paralajmëruar edhe hapja e festivalit.

    Megjithatë, kordoni i policisë po qëndron në mes të protestuesve dhe objektit ku po mbahet festivali. Festivali po mbahet në Qendrën për dekontaminim kulturor.

    Protesta në Beograd, teksa nis festivali "Mirëdita, dobar dan!".

    Protestuesit po valëvisin flamurin e Serbisë dhe të partisë “Zavetnici”, po mbajnë pankarta me fotografi të manastireve që gjenden në Kosovë dhe po brohorasin parulla për Kosovën dhe komente fyese ndaj pjesëmarrësve të këtij festivali. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.