Mediat spanjolle kanë reaguar pas fitores së Spanjës në shtëpi përballë Përfaqësueses së Kosovës.
Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja, raporton FrontOnline.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Pas ndeshjes, mediumi i njohur katalunas “Sport.es” pas ndeshjes shkroi:
“Spanjë 3:1 Kosovë. Furia e Kuqe fiton, teksa Pedri (lojtar i Barcelonës) starton sërish”.
Ndërkaq, e përditshmja madrilene “Marca” në gazetën e saj shkruan: “Spanja kryen punë kundër Kosovës”.
Dhe për fund, “Football-Espana” shkruan: “Furia e Kuqe regjistron fitore të fortë 3:1 ndaj Kosovës për ta mbyllur pushimin ndërkombëtar pozitivisht”. /FrontOnline/