×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe interesohen nëse Thaçi e ish-luftëtarët e UÇK’së në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 14-shkurtit

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Mediat serbe kanë shfaqur interesimin të dinë nëse ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët janë në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 14-shkurtit.

    Mediat serbe shkruajnë se “Ish-krerët dhe anëtarët e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë do të kenë mundësinë të japin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë. Kjo i është konfirmuar Tanjug nga Këshillat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë”.

    “Paneli i specializuar, brenda kornizës së duhur ligjore, do t’u sigurojë ndihmë të burgosurve për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e ardhshme,” është thënë për Tanjug.

    “Nga paraburgimi në Hagë, do të jenë në gjendje të votojnë: ish-presidenti i të ashtuquajturës Kosova dhe ish-komandanti i UÇK-së Hashim Thaçi, si dhe krerët Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Salih Mustafa. Të drejtën e votës nga paraburgimi do ta kenë edhe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët, si president dhe nënkryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, janë akuzuar për frikësimin e dëshmitarëve duke zbuluar identitetin e tyre për publikun”, thuhet nga mediat serbe./Express/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se ka vizituar sot Malishevën duke zhvilluar një bashkëbisedim me rininë e këtij qyteti. Ai...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projekt-buxheti për vitin 2025, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën “Agro-Florentina” në Skenderaj, ku theksoi se qeveria e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna dy punëtorë të saj. Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.