×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat në Serbi, policia e Kosovës i demanton shkrimet se janë maltretuar disa të rinj serbë në Leposaviq

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    Policia e Kosovës ka reaguar pas shkrimeve në disa mediume serbe se kinse janë keqtrajtuar disa të rinj serbë në Leposaviq.

    Organet e rendit i konsiderojnë këto shkrime të pavërteta dhe tendencioze.

    “Policia e Kosovës, njësitë policore të rendit, reagimit të shpejtë në DRP Mitrovicë Veri, gjatë realizimit të detyrave të rregullta policore, kanë reaguar në një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike te një kafiteri, ku ndaj dy personave ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit publik”, thuhet në reagim.

    Tutje në këtë reagim, theksohet se Policia e Kosovës udhëhiqet nga parimet më demokratike dhe të gjitha masat dhe veprimet policore i ka ndërmarrë në funksion të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe garantimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

    “Andaj, deklarimet e tilla tendencioze, nuk iu shërbejnë qytetarëve e as sigurisë publike, pasi veprimet policore janë mbështetur në procedurat e parapara ligjore përfshirë atë të ruajtjes së rendit e qetësisë publike. Për informacione zyrtare ftojmë mediat dhe të gjitha palët që ti referohen informacioneve zyrtare të Policisë se Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme24 Qershor 2024
    Kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel me 26 qershor. Lidhur me këtë takim dhe...
    Lajme24 Qershor 2024
    Tridhjetë biznese të “muzikës live” dhe të “qendrave të masazheve” janë mbyllur me vendim të Inspektoratit të Tregut. Bizneset janë mbyllur pas...
    Lajme24 Qershor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, kërkoi veprime konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor gjatë...
    Të tjera
    Vip24 Qershor 2024
    Gabriela Arapi dhe Ilnisa Agoli janë përballur në “Top Arena” me njëra-tjetrën, ku janë sqaruar edhe për deklaratën që ka bërë ish-konkurrentja...
    Lajme24 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo. Në njoftimin e lëshuar...
    Lajme24 Qershor 2024
    Në fillim të këtij muaj patën filluar renovimet e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës. E që nga ajo kohë nuk ka...
    Lajme24 Qershor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nga e marta mund të ketë grevë të punëtorëve...
    Lajme24 Qershor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, rreth takimit të së enjtes të Nivelit të Lartë në Bruksel...
    Lajme24 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Luksemburg, ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.