×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mediat e huaja kthejnë sytë nga Kosova

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Mediat ndërkombëtare kanë kthyer vëmendjen kah Kosova, pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara.

    Agjencia e lajmeve Reuters e ka nxjerrë në ballinë lajmin se presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, menjëherë pasi prokuroria e Hagës ka konfirmuar se është njëri prej të dyshuarve për krime lufte. Edhe agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, ka raportuar lajmin me titullin “Presidenti i Kosovës jep dorëheqje që të përballet me akuzat për krime lufte”.

    Dy mediumet e mëdha botërore kanë publikuar edhe xhirime të përmbledhura të aktiviteteve të Thaçit prej kohës sa ishte udhëheqës i Drejtorisë Politike të UÇK-së deri te shpallja e pavarësisë.

    Edhe BBC-ja britanike ka shkruar se lideri i Kosovës ka dhënë dorëheqje, për shkak të akuzave për krime lufte.

    Zhvillimet rreth Thaçit e Veselit në Kosovë kanë qenë të enjten edhe në fokus të mediave serbe.

    Edicioni në gjuhën serbe i Radio Evropës së Lirë ka dalë me titujt “Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, shkon në Hagë” dhe “Konfirmohet aktakuza kundër Kadri Veselit”.

    Ndërkaq në portalin e agjencisë “B92”, lajmi është dhënë me titullin “Thaçi u dorëzua”. “Blic”-i në ballinë ka pasur titujt: “Thaçi shkon në Hagë: I konfirmohet aktakuza, presidenti kosovar jep dorëheqjen”.

    Një ditë më parë, mediat ndërkombëtare raportuan edhe për bastisjen dhe arrestimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

    “Politikani veteran është arrestuar nga policia e armatosur rëndë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në periferi të Prishtinës”, ka shkruar “Al-Jazeera” në shkrimin e titulluar, “Arrestohet i dyshuari për lufte në Kosovë, Krasniqi dhe dërgohet në Hagë”.

    Për arrestimin e Krasniqit ka raportuar më gjerësisht edhe agjencia e amerikane e lajmeve, AP.

    Edhe Reuters ka raportuar se si Krasniqi është arrestuar dhe se është transferuar në Hagë, ku ndodhen Dhomat e Specializuara. Të dy mediumet theksojnë se gjykata vepron nën juridiksionin e Kosovës, porse ka prokurorë e gjyqtarë ndërkombëtarë. Mediat e huaja kanë raportuar edhe ngritjen e aktakuzës ndaj Rexhep Selimit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka publikuar një parullë, pas skandalit me 100 mijë euro grant, për vëllain...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Augsburg të Gjermanisë, vlerësoi lart kontributin e diasporës kosovare, duke e paraqitur atë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin sonte në Pejë. Lidhur me këtë, Kurti thotë...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.