Edhe këngëtarët kanë një pikë ndalese.
Pas një sezoni të ngjeshur me përplot mbrëmje muzikore për të cilat lobuan fort në kushte pandemie, kryesisht java e fundit e gushtit rezervohet për pushime, si mbushje e baterive përpara sezonit të vjeshtës, i zhvendosur kryesisht në diasporë.
Njëjtë është edhe për Medën.
https://www.instagram.com/p/CTAFWA9DYJH/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
Këngëtari i mirënjohur, si një natyrë familjare, ka vendosur që të ndajë kohë për familjen përmes një pushimi.
Kësaj here, nuk kanë shkuar larg siç edhe dinë të bëjnë duke zgjedhur bashkë me Lulen destinacione ekzotike në Karaibe apo në oqeanin Indian.
Në top-formë, duke mos njohur moshë e vite, në videon e ndarë me ndjekësit, Meda dhe Lulja duken si një çift në të 20-at që sapo ka filluar historinë e dashurisë.