×
  • Lajme
  • Lajme

    MEA: Kemi kërkuar anulimin e konkursit për kryeshefin e Infrakos-it para se të reagonte Ambasada britanike

    FrontOnline
    12 Mars 2021

    Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka sqaruar se ministri në detyrë i kësaj ministrie, Muharrem Nitaj, ka kërkuar anulimin e zgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it, para se të reagonte Ambasada britanike.

    “Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ju njoftojmë se shkrimet e publikuara në disa portale se “Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Nitaj pas reagimit të Ambasadës britanike, kërkon anulimin e zgjedhjes se kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it”, nuk janë të sakta”, thuhet në sqarimin e MEA-së.

    “Ministri Muharrem Nitaj ka kërkuar anulimin e këtij konkursi përpara se të reagonte Ambasada britanike, reagimi i se cilës ka ardhur më pas, e si mbështetje qëndrimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të mos proceduar me zgjedhjen e bordeve të reja të ndërmarrjeve publike, e të cilin e vlerësojmë pa asnjë dyshim”, thuhet tutje në sqarimin e MEA-së.

    “Ne duam të besojmë se gabimi ka qenë i paqëllimshëm, por pavarësisht, informimi gjysmak apo gjysmë i vërtetë mund të krijojë pasqyrë të gabuar, duke qenë edhe në kundërshtim me interesin e opinionit publik”, thuhet nësqarim./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh partisë në pushtet. “Mbani familjarët larg parave të shtetit”, tha...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit për t’u bërë anëtarë me...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19....
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij. Me të arritur...
    Sport16 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Rumanisë ka dënuar vendimin e Kombëtares së Kosovës për të mos u kthyer në fushë pas kërkesës së gjyqtarit,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.