Vajza e këngëtares Violetë Kukaj, Njomza debutoi me një projekt muzikor të përbashkët me nënën.
Njomza mes tjerash tregoi se është shkolluar për muzikë dhe ka të mbaruar edhe master teksa prej shtatë vitesh punon si trajnere zëri me fëmijë.
Përkundër gjithë kësaj prapavije që tregon se rrugëtimi i saj nuk është risi, dikush duket të mos jetë bindur.
Një prej komentuesve ka shkruar në adresë të Violetës duke u shprehur:
“Me zor nuk bëhet këngëtare jo”
Nuk ka munguar një replikë nga Violeta e cila ka zgjedhur t’i përgjigjet komentueses duke i thënë:
“Është këngëtare bile edhe e fortë”.