Sadio Mane mund ta bëjë një rikthim të pabesueshëm në futbollin evropian.
Për këtë është i sigurt mediumi spanjoll “Sport”.
Në fakt, 32 vjeçari mund të përfundojë në Itali, respektivisht tek Interi.
Aktualisht, futbollisti afrikan është pjesë e ekipit Al-Nassr, ku po luan së bashku me Cristiano Ronaldon, por ish-futbollisti i Liverpoolit e Bayern Munichut duket se dëshiron ta provojë edhe një eksperiencë evropiane.
Mane ka kontratë me klubin nga Saudi Pro League deri më 30 qershor të vitit 2026, por “Nerazzurri” mund ta bindin atë që të rikthehet në Kontinentin e Vjetër.
Mane ka qenë lojtar i jashtëzakonshëm në Premierligë duke fituar gjithçka që është e mundshme me “Reds”, ndërsa në Bundesliga me gjigantin bavarez e pati një përvojë për t’u harruar.
Sidoqoftë, ai mund t’i japë kontribut të madh Interit nëse përfundon aty nga janari e tutje pasi ndihet ende në formë të mirë fizike. /Gazeta Express/