Iliri dhe Monika po vazhdojnë ngacmimet mes njëri tjetrit.
Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit bashkë me Arjolën nën zë ajo sërish tha një gjë drejt tij.
Monika nën qeshje i tha Arjolës se i vie t’i bie me tullë mbrapa kokës.
Monika dhe Iliri në fillimet e tyre kanë pasur raporte të mira mes vete.
Por kjo marrëdhënie nuk ua ka ecur edhe aq gjatë rrugëtimit të tyre.
Iliri shumë shpesh ka kërkuar që ata të dy të dalin kokë më kokë në nominim dhe se ai ishte i sigurtë që Monikën do ta dërgonte në shtëpi.