Mëngjesin e së dielës, në rrugët e Vjenës ka qarkulluar një veturë e cila ka lëshuar një audio ku dëgjohen të shtëna armësh nga një altoparlant e më pas edhe ezani. Polica e Vjenës ka deklaruar se ky lloj tubimi ishte lajmëruar, raporton Express
Në rrjetin social Twitter është shpërndarë një video ku përmes altoparlantit të një veture dëgjohen të shtëna armësh, e më pas edhe ezani.
Banorët e Vjenës janë shqetësuar nga kjo që kanë parë në rrugët e qytetit, dhe i kanë kërkuar sqarim Policisë.
“Çfarë po ndodh atje? Të Dielën në mëngjes një makinë me mbrojtjen e policisë lëviz nëpër rrethin e 8-të dhe luan të shtëna me zë të lartë nga një altoparlant dhe më pas myslimanët thërrasin për lutje. Përmes një muezini. A ka ndonjë shpjegim për këtë? Provokim?”, kanë shkruar qytetarët në videon që kanë shpërndarë në Twitter.