Qysh nga nata e mbrëmshme janë duke u komentuar jashtëzakonisht shumë analizat e kryera të Luizit për dy orë gjatë transmetimit të spektaklit të “Big Brother VIP Albania”.
Luizi sqaroi se rrëfimi i tij kishte të bënte me shokun e tij, por që shenja të asaj sëmundje ka edhe ai e që nga frika nuk ka kryer ekzaminime.
Një gjë të tillë ia mundësoi produksioni, duke e dërguar atë të kryejë analiza të cilat e nxorrën atë me shëndet të plotë.
Kjo u cilësua si gënjeshtër e tij, dhe bëri që të akuzohet nga banorët.
Pas përfundimit të “prime”, Luizi gjatë gjithë bisedave me banorët që i janë afruar për ta pyetur apo edhe kërkuar sqarim është treguar shumë i ngurtë dhe jo vetvetja.
Madje ai në një bashkëbisedim me Tean, i kërkoi mos ta pyeste më shumë se po foli do i dilnin probleme kur të dilte jashtë. Aq sa mund të përfundonte edhe në pranga.
Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë para se ata të bëhen pjesë e këtij formati.