×
  • Vip
  • Vip

    “Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt” – Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

    FrontOnline
    16 Prill 2025

    Ndërsa finalja e Big Brother VIP Albania 4 afrohet me shpejtësi, tensionet mes finalistëve po bëhen gjithnjë e më të ndjeshme – veçanërisht në çiftin që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë këtij edicioni, Gjesti dhe Egli.

    Në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi, duket se mes tyre ka shpërthyer një acarim i papritur, i cili nisi nga një situatë e thjeshtë: një masazh.

    Gjatë një momenti intime, Egli po përpiqej t’i bënte një masazh Gjestit, por veprimet e saj duket se nuk i kanë pëlqyer aspak konkurrentit nga Kosova. Acarimi i tij u shfaq menjëherë, duke i drejtuar fjalë të forta Eglit: “I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, o sapo të dal, bllok e ke. Sepse ti një masazh të thash të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”.

    Reagimi i Egli ishte po aq i drejtpërdrejtë, duke i kthyer fjalët me një akuzë të rëndë për mungesë edukate: “Je djali më i paedukatë që kam njohur.”

    Ky shkëmbim fjalësh i tensionuar ka habitur edhe shikuesit që i kanë parë gjithmonë si një ndër çiftet më të qëndrueshëm brenda shtëpisë. Pavarësisht debateve të herëpashershme, Gjesti dhe Egli kanë kaluar bashkë gjithë rrugëtimin në BBVA, duke ndarë momente emocionale, mbështetje reciproke dhe përjetime të forta.

    Megjithatë, ditët e fundit të izolimit dhe stresi i afërsisë me finalen duket se po rëndojnë mbi raportin e tyre. Ende mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një shpërthim momental apo sinjal i një krize më të thellë mes tyre. /Telegrafi/

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Vip17 Maj 2025
    Gruaja e George Clooney-t, Amal, shkëlqeu me një fustan të zi të gjatë në Festivalin e Filmit në Kanë. Avokatja 47-vjeçare e...
    Vip17 Maj 2025
    Që pas fitores së Festivalit të RTSH, emri i saj ka fituar shumë popullaritet. Beatriçe Gjergji, përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong, duke marrë...
    Vip17 Maj 2025
    Luana Vjollca, drejtuesja e Ferma VIP, ka bërë një “dedikim të madh” dashurie, siç e quajti ajo, LIVE gjatë spektaklit me të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se me homologun e tij francez, Sebastien Lecornu, kanë...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Me tensione dhe përplasje është shoqëruar numërimi i votave të Diasporës në Lezhë. Teksa procesi ka përfunduar, momentet e fundit kanë pasur...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Një mision shpëtimi në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në malin Eiger në Alpet Zvicerane, pas një orteku që ka...
    Lajme17 Maj 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar sot suspendimin e një zyrtareje të Policisë së Kosovës, e cila dyshohet për përfshirje në...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar për vandalizmin e posterit të komandant Lleshit në Bujanoc nga një person i maskuar. Në...
    Lajme17 Maj 2025
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.