Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e sotme mes Gjilanit dhe Besës.
Pas 45 minutash, skuadra e Ismet Munishit është duke fituar me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan FrontOnline.
Arbër Çyrbja (’25) dhe Muhamet Useini (’44) shënuan për Gjilanin.
Kurse, për Besën realizoi Ardit Tahiri nga pika e bardhë në minutën e 32-të.
Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/