Ylli i Barcelonës dhe Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, e ka ndihmuar kompaninë për prodhimin e vaksinave kineze Sinovac, raporton “The Guardian”.
Messi me tre fanellat e tij të nënshkruara, ndihmoi kompaninë kineze, Sinovac të blinte 50,000 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Drejtuesit e Sinovac treguan admirimin e tyre për Lionel Messin, i cili na dërgoi tre fanella të nënshkruara”, shkroi Gonzalo Belloso, një ish-futbollist argjentinas, zyrtar i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut.
Messi me këtë gjest ka ndihmuar për vaksinimin e të gjithëve lojtarëve që do të luajnë këtë verë në Kupën e Amerikës, përcjell GazetaBlic Sport.
Marrëveshja me kompaninë kineze Sinovac erdhi pasi Messi dhuroi tre fanella të nënshkruara.