KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në finale të plejofit të Superligës së Kosovës.
Istogaset të shtunën në Ferizaj fituan ndaj kampionit të edicionit të kaluar me rezultat 35:20. 17:5 ishte rezultati pas pjesës së parë, përcjell FrontOnline.
Istogu e ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit, të luajtur të enjten. Me dy fitore, kalon në finale të plejofit.
Ketevan Venetski ishte më efikasja te istogaset me 7 gola. Bjondina Ramabaja shënoi 5 gola për Ferizajn, që ndalet në gjysmëfinale./FrontOnline/