Big Brother u ka komunikuar banorëve se duke qenë se janë në prag të festës së Shën Valentinit, ata duhet të tregojnë histori dashurie nga e kaluara.
Arjola Demiraj ka folur sërish për ish-partnerin e saj me të cilin ka edhe tre fëmijë.
Aktorja nga Tropoja ka treguar se qysh në fillim kur e njohu ajo iku me pushime në Budva me të.
Gjithashtu ajo vazhdoi të tregonte detaje nga ky pushim, ku partneri i kishte kërkuar asaj të bënin seks.
“Më tha hiq pantallonat, por i thashë që sjam gati. Kërkoi të bënim seks, por unë i thashë që duhet të më japësh kohë, pasi kisha frikë për hapin që do merrja. Ai u mërzit dhe më ktheu kurrizin dhe unë kam qarë gjithë natën”, tha Demiraj./Reporteri/