×
  • Lajme
  • Lajme

    Më shumë se gjysma e të infektuarve sonte, janë nga Prishtina

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Sonte kanë rezultuar 79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, prej tyre 40 janë nga Prishtina, shkruan Front Online.

    Pjesa tjetër e rasteve janë nga komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste,  dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog,  Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.

    Ndërsa janë shëruar edhe 71 të tjerë nga ky virus.

    Njoftimi i plotë:

    71 TË SHËRUAR DHE 79 RASTE ME COVID-19!

    Sot më 30 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

    Sot më 30 qershor 2020,  janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250.

    Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste,  dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog,  Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.

    Të nderuar qytetarë!

    Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

    Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

    BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

    Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

    Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

    Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

    Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

    Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

    Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

    Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

    Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

    NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Luten tëe gjitha mediat të na ndihmojnë në informimin e gjithësecilit në shpëtimin e jetëve!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kush ia mësyn të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Muçibabë do i duhet të pres deri në 50 minuta. Atje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    “ Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-prokurori Elez Blakaj, ka thënë se edhe gjatë vitit 2024, puna dhe rezultatet në sistemin prokurorial dhe gjyqësor mbesin akoma larg pritshmërive...
    Të tjera
    Sport28 Dhjetor 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, ka thyer heshtjen e tij pas lëndimit që pësoi e i cili do ta lë atë për...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Forcat izraelite arrestuan më shumë se 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra nga stafi mjekësor dhe drejtorin e një spitali verior të Gazës që...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kandidati i për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri, thotë se si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe temperaturave të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar pretendimet se masat e subvencionimit të pajisjeve ngorhëse efiçiente nga dikasteri që ajo udhëheq kanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.