Vazhdimi i dytë i Aquaman do të dalë në vitin 2023 dhe Amber do të luajë personazhin e Mera në film
Një peticion në internet ka bërë thirrje që Amber Heard , të hiqet nga Aquaman 2. ‘Burrat janë viktima të abuzimit në familje, ashtu si gratë. Kjo duhet të njihet dhe të merren masa që abuzuesi i famshëm të mos festohet në industrinë e argëtimit”, thuhet në përshkrimin e peticionit.
Peticioni u nis në vitin 2019 dhe tani është bërë sërish i rëndësishëm për shkak të një procesi gjyqësor midis Amber dhe Johnny Depp.
Shumë prej tyre tashmë po propozojnë Emilia Clarke si zëvendësuese . Vazhdimi i dytë i Aquaman do të dalë në vitin 2023 dhe Amber do të luajë personazhin e Mera-s në film.
Kujtojmë, aktori Johnny Depp kohët e fundit akuzoi ish-bashkëshorten e tij Amber Heard për akuza të rreme për abuzim, dhe tani psikologia mjeko-ligjore Shannon Curry ka dëshmuar në favor të aktorit . Ajo i tha gjykatës se Heard ka dy çrregullime të personalitetit, kufitar dhe histrionic./FrontOnline/