×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Me rezultatet aktuale, Joe Biden do të jetë president i ri i Shteteve të Bashkuara

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Kur janë numëruar shumica e votave të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, sipas rezultatit të deritashëm, ish-nënpresidenti amerikan në mandatin e Barack Obamas dhe miku i madh i Kosovës, Joe Biden, do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

    Duke u bazuar në bazën e të dhënave të televizionit Fox News, Joe Biden deri më tani i ka siguruar 238 vota të Kolegjit Elektoral, ndërsa rivali Donald Trump i ka 213. Për ta marrë mandatin e presidentit, një kandidat duhet t’i ketë 270 vota të tilla.

    Deri më tani dhe nga fillimi, Joe Biden ka prirë me vota në shtetin me popullsinë më të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe që ka numrin më të madh të votave në Kolegjin Zgjedhor – Kaliforni – si dhe në shumë shtete tjera me peshë, si Illinois, New York, Washington, New York, Wisconsin dhe Arizona.

    Ndonëse në fazën e parë të numërimit dhe për disa orë në vazhdim ishte në disavantazh në Michigan, Joe Biden e përmbyti epërsinë prej rreth 200 mijë votash në këtë shtet dhe tani është vetë në epërsi me rreth 18 mijë vota.

    Duhet theksuar se disa çaste më herët, kjo epërsi ishte më e vogël, më saktësisht rreth 10 mijë vota dhe se duket që po vazhdon të rritet moment pas momenti, shkruan Gazeta Express.

    Sidoqoftë, Joe Biden po vazhdon të mbetet në disavantazh në Karolinën Veriore, Georgia dhe Pensilvani. Sa i përket kësaj të fundit, gazeta New York Times raportoi se mund të përfundojë me fitoren e Bidenit, duke u bazuar në projeksionin fillestar të numërimit të votave me postë, ku Bideni ka marrë pothuajse 80 për qind të përkrahjes së votuesve në fazën e parë të numërimit.

    Për më tepër, zyrtarët shtetërorë në Pensilvani kanë deklaruar se “gjithçka është në lojë”, duke e lënë të hapur mundësinë për përmbysje të rezultatit pas përfundimit të numërimit të votave me postë.

    Sipas televizionit CNN, 65 për qind e votave me postë në Pensilvani janë dërguar nga demokratë të regjistruar. Pritet që zyrtarët të dalin në një konferencë për gazetarë sot më vonë për të dhënë më shumë informacione rreth procesit të numërimit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij. Me të arritur...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e sheh si pozitive perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojmë drejt anëtarësimit në...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    I riu shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze. Bëhet fjalë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e sheh si pozitive perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojmë drejt anëtarësimit në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në Francë, ku edhe ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të “IESEG School of Menagement” në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për Marko Dantiq, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan...
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka ndarë mendjen tashmë për formacionin anti-Çeki në kuadër të Ligës së Kombeve. Shqipëria është nikoqire...
    Vip16 Nëntor 2024
    Dy banorët e rinj të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edi dhe Anisa kanë qëndruar bashkë. Ajo ka kërkuar që t’ia...
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.