×
  • Opinione
  • Opinione

    Me rastin e përvjetorit të eksodit të madh

    FrontOnline
    19 Qershor 2021

    Sapo u mbushën 22 vjet nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë. Liria i dha fund deportimit më të madh të shqiptarëve, gjatë tërë historisë së tyre. Me lirinë dështuan planet serbe për shpopullim e Kosovës. Nuk ndodhi pra ajo që planifikuan Kisha Ortodokse Serbe, Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve, Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë etj.

    Dëbimi nga brenda dhe jashtë Kosove i mbi një milion shqiptarëve dhe kthimi i tyre i shpejtë dëshmoi dashurinë tonë për atdhe. Ata u kthyen, edhe pse Kosova ishte e djegur. Shqiptarët kështu e mahnitën botën.

    Fatkeqësisht, shpërnguljet na kanë përcjellë gjenerata pas gjenerate. Edhe sot populli shqiptar përballet me këtë problem. Nga 60 milionë refugjatë sa ka aktualisht ka bota, mbi një milion thuhet se janë shqiptarë!

    Ne duam kthimin e njerëzve vullnetmirë; kthimin e të gjithëve që e duan Kosovën si shtëpi të veten, e jo Kosovën si “shtëpi të patronëve” pa tapi. Kosovës nuk i duhen ata që vijnë për ta këputur copën e saj e për të ikur matanë.

    “Të krijojmë për secilin prej nesh një bashkësi në të cilën fuqia, mirëqenia dhe mundësia të jenë në duart e të shumtëve e jo në duart e të paktëve, ku të drejtat që i gëzojmë reflektohen me detyrat që kemi, që i posedojmë”, ka thënë ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

    Për të ndalur eksodet shqiptare, para 31 vjetëve në Pejë themelohet Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. Themelimi ndodhi pas suprimimit të autonomisë së Kosovës nga pushteti serb i Sllobodan Millosheviqit. Në atë kohë, ne në Shoqatë mendonim të bënim diçka për pengimin e synimeve serbe për një Kosovë pa shqiptarë.

    Gjatë këtij 31 vjetëve, Shoqata ka realizuar një duzinë aktivitetesh, por vlen të përkujtohen disa nga më të rëndësishmet. Së pari, rëndësi ka degëzimi i Shoqatës në të gjitha trojet shqiptare, për një kohë të shkurtër. Pastaj aksioni për faljen e trojeve për ata që dëshirojnë të kthehen në vatrat shekullore, si dhe aksioni “Të gjithë kundër shpërnguljes”. Një ndër angazhimet më të rëndësishme të Shoqatës ishte formimi i redaksisë së botimeve, një punë kjo e madhe e profesorëve universitarë nga të gjitha trojet tona etnike. Me ketë rast i falënderoj të gjithë për punën e tyre të palodhshme në ndërkombëtarizimin e çështjes së spastrimit etnik të Kosovës. Në kornizën e aktiviteteve të Shoqatës hyn edhe themelimi i Çmimit “Hasan Prishtina” që, ndër të tjera, në vitin 2000 iu nda presidentit të ShBA-së, Bill Clinton.

    Kosova është shpopulluar e kolonizuar, por shfarosja e shqiptarëve nuk ndodhi. Populli shqiptar në Kosovë kaloi nëpër shumë tragjedi, por në fund triumfoi. Prandaj, i falënderoj bashkëqytetarët për zemërgjerësinë dhe bujarinë që treguan çdo herë ndaj Shoqatës; të gjithë ata që na ndihmuan në punën tonë të përbashkët, në shërimin e plagës shekullore të mërgimit.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Opinione19 Maj 2025
    Shkruan: Prof.dr. Vaxhid Nuredini Akademia e Kosovës është themeluar më 20.12.1975, ndërsa Akademia e Shqipërisë në vitin 1972. Funksionimi i të dy...
    Opinione17 Maj 2025
    Nga: Gjeneral Piro Ahmetaj  Siç është gjerësisht e mirën johur, nesër, dt. 16 maj Tirana ka nderin të mikëpresë takimin e 6...
    Opinione16 Maj 2025
    Nga: Jorgji Kote Po, vërtet pa identitet insti tucional ka mbetur Komuniteti Politik Europian (KPE), i cili u krijua në qershor 2022,...
    Të tjera
    Lajme25 Maj 2025
    Avokati Arbër Jashari për FrontOnline  ka komentuar vlefshmërinë e vendimeve të marra nga qeveria në detyrë, duke theksuar se ato janë të...
    Lajme25 Maj 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, për FrontOnline ka deklaruar se të gjitha vendimet e marra nga Qeveria pas dorëheqjes së...
    Lajme25 Maj 2025
    Pjesëtari i policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, i ka falënderuar krejt ata që e kanë përkrahur këtyre ditëve. Ai ndihet thellësisht mirënjohës...
    Lajme25 Maj 2025
    Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 1326 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë...
    Lajme25 Maj 2025
    Një zyrtar policor në Mitrovicë të jugut ka raportuar në polici se në rrjetet sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe....
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Një 19-vjeçar i quajtur Erion Kurti, ka vdekur dje pas një aksidenti tragjik në punë në Ulqin. Kështu thuhet në një postim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.