E njohur për figurën mahnitëse trupore, Arta Nitaj tërheq vëmendje me çfarëdo publikimi që bën në rrjetet sociale.
Derisa erdhi në qendër të vëmendjes me pozat me bikini që tregonin linjat e admiruara trupore, kësaj radhe bukuroshja vjen me imazhe të reja.
Aktorja e njohur nga seriali “O Sa Mirë” ka pozuar me fustan të kuq duke mahnitur me dukjen e saj.
Ajo ka vënë në plan të parë linjat e njohura trupore, përmes pozave që i ka publikuar në profilin e saj në Instagram.
“Unë jam ajo kënga që e kalove dhe e kuptove më vonë se ishte zjarr”, është thënia që e ka përzgjedhur si përshkrim të këtyre fotografive.