Kryendeshja e javës së 37-të në Serie A i ka takuar ish-kampionit të Italisë, Juventusit.
Në pasditën e sotme, Juventusi ishte nikoqir i kampionit të ri italian, Interit, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” i takoi Juventusit me rezultat të ngushtë, 3:2.
Cristiano Ronaldo (’24) dhe dy golat e Juan Cuadrados (’45,’88) ia dhuruan fitoren “Zonjës së Vjetër”.
Nga ana tjetër, për Interin shënuan Romelu Lukaku (’35) dhe autogoli i Giorgio Chiellinit (’83).
Krahas kësaj, në këtë ndeshje u dhuruan edhe dy kartonë të kuq, ku protagonistë ishin Rodrigo Bentacur (’55) dhe Marcelo Brozoviq (’90).
Përkundër rezultatit, Interi është në vendin e parë dhe kampion me 88 pikë, kurse Juventusi ngritet në vendin e katërt me 75 sosh./FrontOnline/