×
  • Lajme
  • Lajme

    Me paratë e Fondit të Diasporës blihen aparatura mjekësore

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Pas dy javësh mbledhje online, ekzekutivi të premten i është rikthyer marrjes së vendimeve në objektin qeveritar. Aty kryeministri, Avdullah Hoti bashkë me vartësit e tij miratuan Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Financimit e Subjekteve Politike, i vazhduan mandatin edhe për gjashtë muaj komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish dënuarve dhe përndjekurve politikw, si dhe emëruan bordin drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore. Po ashtu, qeveria ndau 360 mijë euro nga Fondi i Diasporës krijuar nga Qeveria Kurti për aparatura shëndetësore.

    Duke arsyetuar plotësim-ndryshimet të Projektligjit për Financimin e Partive Politike, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se aty do të qartësohen dispozitat në veçanti të kontrollit financiar dhe auditimit të partive politike.

    “Në kuadër të këtij plotësim-ndryshimi të ligjit ndër të tjera parashihet të qartësohen disa dispozita ligjore të ligjit bazë në fuqi. Përcaktohen dispozitat ligjore me theks të veçantë të kontrollit financiar të subjekteve politike, auditimit të raporteve financiare, të subjekteve politike dhe publikimit të tyre. Si dhe përcaktohen dispozitat ndëshkuese për subjektet politike që nuk i zbatojnë kërkesat e dala nga ky projektligj”, tha ai.

    Krahas kësaj, me propozim të të njëjtit iu vazhdua mandati komisionit për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.

    Selmanaj u shpreh se ky komision brenda 15 ditësh do të procedojë në qeveri për planin dhe punën e tyre gjashtëmujore.

    “Në këtë mbledhje të qeverisë propozojmë që t’i vazhdohet mandati edhe për 6 muaj komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë me këtë përbërje: Ylber Topalli, Ministria e Drejtësisë, Artan Abrashi, Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht nga komisioni përkatës, Isak Shabani Ministria e Shëndetësisë, Berat Luzha, Shoqata e të Burgosurve Politik, Defrim Arifaj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe një përfaqësues nga Shoqata e Juristëve të Kosovës. Brenda afatit 15 ditësh obligohet komisioni të procedojë në Qeverinë e Kosovës një plan për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të veta në pajtim me pikën 1 të këtij vendimi”, tha ai.

    E mbledhjen e sotme, ekzekutivi emëroi bordin drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, i cili kryesohet nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, kryetari ose përfaqësuesi i Odës së Profesionistëve Shëndetësor, Rrezart Halili, kryetari i bordit ose përfaqësuesi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Murat Berisha, Bujar Gashi nga Asociacioni i Komunave dhe Muhamendali Kodra, përfaqësues i shoqatave të pacientëve.

    “Ka qenë i domosdoshëm për shkak të mosfunksionimit të bordit aktual dhe për shkak të mos përbërjes së plotë dhe në mungesë të tre anëtarëve të emëruar”, tha ai.

    Kurse sa i përket ndarjes së Fondit të Diasporës në blerjen e aparaturave shëndetësore, zëvendësministri, Agim Krasniqi tha se kjo është zgjidhja më e mirë edhe për vet diasporën.

    “Një pjesë të fondeve i kemi ndarë në rishikim të buxhetit si dhe një pjesë të këtyre fondeve të përdoret për qëllime që ia dhënë. Ne kemi menduar që më e mira është edhe në raport me diasporën që këto mjete saktësisht të specifikohen për aparatura të caktuara në mënyrë që t’i përgjigjemi edhe diasporës. Saktësisht të dinë edhe ata çka është bërë me mjetet e tyre. Në bashkëpunim edhe me ministrinë këta kanë qenë të gatshëm të ekzekutojnë menjëherë në blerjen e këtyre aparaturave”, u shpreh ai.

    Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri njoftoi se ka finalizuar Ligjin për Qeverinë.

    “Kemi përfunduar, respektivisht kemi finalizuar Ligjin për Qeverinë. Ky ligj ka qenë konsultim publik në afatin ligjor, ashtu siç e kërkon rregullorja e punës. Kemi marrë mbi 250 komente nga organizata të ndryshime… kemi komunikuar drejtpërdrejtë me Komisionin e Venecias që paraprakisht ë kemi një interpretim dhe kemi arritur të sigurohemi që në seancën e tetorit do të kemi një përgjigje nga ky komision”, u shpreh ai.

    Po ashtu, në këtë mbledhje Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka informuar kabinetin qeveritar lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Ndërkohë është miratuar edhe Rregullorja për Deklarimin e Statusit të Zyrtarëve Publikë dhe Rregullorja për Disiplinën dhe Ankesat e Zyrtarëve Publikë. /kp/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.